SHBA,Terry McAuliffe zgjidhet guvernator i Virxhinias

Demokrati Terry McAuliffe ka fituar zgjedhjet për guvernator në Virxhinia, duke mundur me rezultat të ngushtë rivalin e tij republikan Ken Cuccinelli.Pas numërimit të 97 përqind të votave mbrëmë, McAuliffe mori 47 përqind ndaj 46 përqind të votave që mori kundërshtari i tij Ken Cuccinelli.Ndërkohë shteti verilindor i Nju Xhersit, ka zgjedhur për një mandat të dytë guvernatorin republikan Chris Christie i cili mund të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.Ende vazhdon numërimi i votave, por anketimet i japin Chris Christie një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit të tij të Partisë Demokrate, senatores së shtetit Barbara Buono. Guvernatori Christie tashmë ka mbajtur fjalimin e tij të fitores, duke e quajtur veten "njeriu më me fat në botë."Chris Christie u bë një figurë kombëtare, kur superstuhia Sandy shkatërroi shtetin e tij vitin e kaluar. Ai u vlerësua nga liberalët e partisë demokrate, por zemëroi konservatorët e partisë republikane, kur punoi ngushtë me Presidentin Barack Obama për të pastruar dëmet e shkaktuara nga stuhia.Ndërkohë qyteti i Nju Jorkut ka zgjedhur kryebashkiakun e parë demokrat në më shumë se 20 vjet. Aktivisti  Bill de Blasio fitoi me një diferencë të madhe ndaj republikanit Joe Lhota, një ish-kryetar i autoritetit të qytetit për çështjet e transportit.Votuesit në disa qytete të tjera të mëdha, përfshirë Atlantën, Bostonin, Detroitin, Hjustonin dhe Majemin, gjithashtu zgjodhën kryebashkiakët e tyre..