Shefi i policisë së Torontons: Kam thithur kokainë, por sjam i varur nga droga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2013, 21:58
Kryetari i Torontos, Rob Ford, ka pranuar të martën se ka thithur kokainë, por ka thënë se nuk është i varur nga droga.Shefi i policisë në Toronto ka thënë javën e kaluar se ekziston një video, e cila tregon Fordin duke thithur kokainë me një llullë.Ford, 44 vjeç, u ka thënë gazetarëve se ka thithur drogën rreth një vit më parë, kur ka qenë shumë i dehur.Ai ka refuzuar të japë dorëheqje, pavarësisht thirrjeve për të bërë një gjë të tillë.“E gjitha çfarë mund të them është: kam bërë gabime”, ka thënë Ford.Toronto, qyteti më i madh i Kanadasë, ka rreth 2.6 milionë banorë.