Sekretari amerikan i Shtetit Kerry viziton Izraelin
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Izrael ku sot do të zhvilloj bisedime të ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas.Sekretari i Shtetit John Kerry takimin e parë të tij në Izrael e zhvilloi me vajzën dhe mbesën e ish-kryeministrit izraelit, Yitzhak Rabin një ditë pas 18- vjetorit të vrasjes së tij nga një ekstremist izraelit në Tel Aviv.Duke rikujtuar këngën e paqes që ish Kryeministri Rabin dhe Presidenti Shimon Peres kënduan në momentet para vrasjes së Yitzhak Rabin-it, Sekretari Kerry tha se ka ardhur koha që izraelitët dhe palestinezët të bien dakord për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit dhjetëra vjeçar mes tyre."Ne besojmë se kjo është e mundur, është e mirë për të gjithë dhe mund të arrihet."Por pas tre muajve të bisedimeve të paqes që pritet të zgjasin nëntë muaj, ka patur përparim të vogël drejt arritjes së një zgjidhjeje paqësore. Izraeli ka liruar disa të burgosur palestinez, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se është një hap inkurajues përpara. Por Izraeli është gjithashtu duke vazhduar me ndërtimin e më shumë vendbanimeve që zyrtarët amerikanë thonë se "nuk do të krijojë një mjedis pozitiv për negociata."Në bisedimet e ndara që do të zhvilloj sot me kryeministrin Netanyahu dhe Presidentin Abbas, Sekretari Kerry thotë se ai do të ndjekë ëndrrën e paqes për të cilën zoti Rabin dha jetën e tij."Kam ardhur këtu pa asnjë iluzion për vështirësitë. Kam ardhur këtu me vendosmërinë për të punuar me dy udhëheqësit, me kryeministrin Natanjahu dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez në përpjekje për të gjetur një zgjidhje".Sekretari Kerry po sot do të mbajë një fjalim në një konferencë mbi mikrofinancat në qytetin palestinez të Betlehemit. Ai e ka bërë zhvillimin ekonomik në zonat palestineze një pjesë qendrore të këtij procesi paqeje, pasi sipas tij kjo do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësi investimi si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.