Afganistan, 18 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Zyrtarë afganë bëjnë të ditur se nga shpërthimi i një bombe kanë mbetur të vdekur të paktën 18 civilë, të cilët ndodheshin në një minibus.Minibusi po transportonte një grup njerëzish të cilët po shkonin në një dasmë në provincën Ghazni.Zv. Guvernatori i kësaj province, Muhammad Ali Ahmadi ka deklaruar në mesin e të vrarëve janë 14 gra, një fëmijë dhe tre burra,si dhe ka edhe persona të tjerë të plagosur.Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për ngjarjen.