Italia e vetme përballë emigrantëve
Rojet bregdetare italiane nuk kanë rreshtur në perpjektjet e tyre për të shpëtuar emigrantët afrikanë që synojnë tokën e premtuar italiane. Më shumë se 130 emigrantë në brigjet e Sicilisë janë shpëtuar një ditë më parë, mes tyre disa disa gra dhe fëmijë.Italia ka rritur kontrollet në ujërat e saj jugore pasi më shumë se 360 emigrantë u mbytën në tetor, kur anija e tyre u fundos pranë ishullit të Lampedusas.Kryeministri italian Enrico Letta ka bërë thirrje krerëve të BE të shtojë ndihmën për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme. Ai tha gjithashtu se njerëzit e dëshpëruar nuk mund të ndalen e ndërsa ka paralajmëruar se kjo është një rrezik për Evropën."Unë nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë me ardhjen e dimrit. Sepse nëse njerëzit largohen nga shtetet e dështuara,shtetet ku nuk kanë demokraci, shtetet ku ekziston, persekutimi dhe terrorizmi ata do të largohen edhe nëse moti është i mirë apo i keq. Dhe tragjeditë do të vazhdojnë " tha kryeministri italian Enrico Letta nga Parisi.Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 32.000 emigrantë kanë udhëtuar për në Italinë jugore me anije gjatë këtij viti. Megjithatë në samitin e fundit të BE Italia u la e vetme për të përballuar këtë fluks emigrantësh, e ndërsa liderët nuk kishin një plan B për ndërhyrje.