Gjeorgji, rezultatet, fitues MargveIashvili
Rezultatet papraprake të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji tregojnë fitues Georgi Margvelashvilin, aleatin e kryeministrit.Sipas këtyre rezultateve, 44-vjeçari ka marrë rreth 66-68% të votave. Rivali i tij më i afërt në këtë garë, ku morën pjesë 23 kandidatë, David Bakrace, i partisë “Lëvizja e Bashkimit Kombëtar” e Mikail Shakashvilit, mori 20,2%.Sondazhet janë kryer nga organizata europiane GFK, për llogari të televisionit privat gjeorgjian “Rustavi2” dhe nga ACT, një grup gjeorgjian i opinionit publik.Zgjedhjet shënojnë fundin e një dekade në krye të vendit, të presidentit pro-perëndimor Mikail Sakashvili, të cilit i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë.Ndërsa Gjeorgjia po shkon drejt një demokracie parlamentare, do të ketë ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë pushtetin presidencial.Margvelashvili, filozof dhe ish-ministër i Arsimit, është pjesëtar i koalicionit “Ëndrra gjeorgjiane” e kryeministrit të Gjeorgjisë.Bidzina Ivanishvili pritet të japë dorëheqjen, duke thënë se qëllimet e tij u arritën. Ai i cilësoi zgjedhjet e së dielës në Gjeorgji si të parat e një stili europian.