Presidencialet në Gjeorgji, exit-polls favorizojnë Margvelashvilin me 67% të votave

Parashikimet e para tregojnë se Giorgi Margvelashvili është në rrugën e tij për të fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji.Të ashtuquajturat “exit polls”, sondazhe që bëhen me njerëz menjëherë pasi e kanë kryer votimin, sugjerojnë se Margvelashvili, që është aleat i kryeministrit Bidzina Ivanishvili, pritet të fitojë afro 67% të votave, nga zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën sot.Margvelashvili është një akademik pak i njohur dhe anëtar i koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane, që udhëhiqet nga kryeministri Ivanishvili.Kandidati tjetër në këto zgjedhje, David Bakradze, nga Lëvizja e Unitetit Kombëtar, që udhëhiqet nga presidenti i deritashëm, Mikhael Saakashvili, tashmë e ka pranuar disfatën.Kandidatja tjetër Nino Burjanadze, ish-kryetare e Parlamentit të Gjeorgjisë, pritet të fitoj afro 8% të votave.