Zgjedhjet në Çeki, asnjë fitues i qartë

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parkohshme parlamentare në Çeki, tregojnë se Partia Socialdemokrate, deri ani në opozitë, ka fituar më   shume vota, ndërsa komunistët, ashtu siç parashikohej janë plasuar mjaft lartë.Pas numërimit të të gjitha fletëvotimeve Partia Socialdemokrate  e udhëhequr nga ish-ministri i financave, Bohusav Sobotka, ka fituar 20.46% të votave. Sipas perllogaritjeve  kjo parti do te  ketë 50 vende në parlamentin e ri.Megjithatë, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të qeverisur, meqë parlamenti përbëhet nga 200 deputetë.Në vendin e dytë është plasuar partia e re ANO, e themeluar nga biznesmeni tejet i pasur, Andrej Babis, e cila ka 18.68% të votave, apo 48 vende deputetësh.Në vendin e tretë është plasuar Partia Komuniste, e udhëhequr nga Vojtech Filip, e cila ka marrë 14.91% të votave 33 deputetë. Gjithsej shtatë parti e kanë kanë kaluar pragun zgjedhor dhe do të përfaqësohen në parlament.Partia e ish-ministrit të jashtëm  doli e katërta me 11.98% , ndërsa ODS, që së fundit e udhëhiqte qeverinë e koalicionit të përbërë nga tri parti, ka fituar vetëm 7.72% të votave. Pragun zgjedhor e kanë kaluar edhe partitë Usvit (Agimi) me 6.92% dhe KDU-ÇSL me 6.78%.