BQE, “kontroll” ndaj bankave në Eurozonë
Bankat kryesore huadhënëse që operojnë në Eurozonë do të kalojnë në sitën e Bankës Qendrore Europiane. Kontrolli për të verifikuar "shëndetin" e bankave kryesore do të nisë në nëntor.Mario Dragi deklaroi që ky kontroll i njohur si "stres test" do të ndihmojë në zbulimin e rreziqeve të mundshme që do tu kanosen bankave apo ekonomive të Eurozonës.Këtij “stres testi” do ti nënshtrohen bankat të cilat mbulojnë rreth 85 përqind të sistemit bankar të monedhës së përbashkët.Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, deklaroi se beson se ky hap do të forcojë besimin tek sektori bankar dhe balancat e gjithë sistemit.Testi do të nisë muajin që vjen dhe do të zgjasë rreth një vit me synim rritjen e transparencës së sistemit, riparimin dhe rikthimin e besueshmërisë.Lista e hartuar, por që është ende provizore përfshin përfshin 24 banka gjermane, 16 banka në Spanjë, 15 në Itali, 13 në Francë, 7 në Holandë, 5 në Irlandë dhe nga 4 në Greqi, Qipro dhe Portugali.Të gjitha këto banka do ti nënshtrohen "stres testit" edhe në kuadër të faktit se në janar Banka Qendrore Europiane merr rolin e supervizorit ,ashtu siç parashikon marrëveshja e arritur mes vendeve të Bashkimit Europian.