Itali, grevë dhe protesta, ndalohen 15 persona në Romë, mes tyre një shqiptar

Italia është përfshirë nga një grevë 24 orëshe, mbarë kombëtare e shoqëruar me protesta edhe paralizim të lëvizjes.Grevat dhe protestat vijnë në një kohë kur qeveria taliane po diskuton së fundmi për projekt-buxhetin 2014, ku përfshihen më shumë shkurtime të shpenzimeve qeveritare. Po ashtu, në këtë projekt-buxhet përfshihet edhe një ngrirje e vazhdueshme e pagave të sektorit publik.Protestat në Romë janë shoqëruar edhe me momente tensioni sikurse edhe me të ndaluar. Mediat italiane raportojnë për 15 të ndaluar në Romë, mes të cilëve është edhe një shqiptar. Po ashtu raportohet se mes protestuesve ka edhe shumë minorenë.