Gjykata i ndalon Berlusconit mbajtjen e posteve publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2013, 19:45
Një gjykatë në Milano ka vendosur që ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, duhet të ndalohet nga mbajtja e posteve publike për dy vjetët e ardhshëm, për shkak të dënimit për mashtrim me taksa.Pasi Berlusconi është senator, vendimi nuk ka efekt të menjëhershëm.Dëbimi i tij nga senati varet nga një votim i veçantë në dhomën e lartë të parlamentit.Ky votim pritet të mbahet në muajin nëntor.Avokatët e Berlusconit kanë thënë se do të apelojnë vendimin e Gjykatës Supreme të Italisë.