Sulmohen faqet e internetit të myslimanëve në Rusi

Këshilli i Myftive Rusë ka bërë të ditur se faqet e internetit janë sulmuar nga hakerët.Sulmi ka ndodhur në ditën kur besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin.Në faqen e internetit të Këshillit të Myftive, hakerët kanë vënë një fotografi të derrit dhe një mbishkrim fyes.Faqja personale e udhëheqësit të Këshillit, Ravil Gainutdin, dhe faqja e Xhamisë së Madhe të Moskës janë sulmuar po ashtu.Këshilli i ka cilësuar sulmet si provokim dhe ka shfaqur shpresën se huliganizmi “nuk do të çojë në jotolerancë dhe keqkuptime”.