Arabi Saudite, myslimanët gjuajnë djallin me gurë

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në Luginën Mina të Arabisë Saudite, për të gjuajtur djallin me gurë.Ky është rituali i fundit i pelegrinazhit vjetor të haxhit.Ngjarja përkon me ditën e parë të Kurban Bajramit, e cila është festë e sakrificës dhe festohet nga myslimanët në gjithë botën.Të hënën, turma e besimtarëve është ngjitur në Malin e Arafatit për lutje.Autoritetet saudite kanë thënë se rreth 1.5 milion besimtarë kanë marrë pjesë në haxhin e sivjetëm, i cili zyrtarisht përfundon të premten.