Sulmi, evakuohet Ambasada ruse në Libi
Diplomatët rusë dhe familjet e tyre në Libi janë evakuuar pas sulmit me bombë në Ambasadën e Rusisë në Tripoli. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre kanë kaluar kufirin për në Tunizi të enjten, një ditë pas sulmit.Vendimi për evakuimin e stafit rus dhe familjarëve ka ardhur pasi ministri i Jashtëm i Libisë i ka thënë ambasadorit rus në Tripoli se Libia nuk është në gjendje të mbrojë misionin diplomatik.Ambasada ruse në Libi u bë objekt i një sulmi me armë zjarri kur një grup njerëzisht u përpoqën të futeshin me forcë në territorin e ambasadës.Sipas mediave ruse nuk ka pasur të plagosur në radhët e personelit diplomatik gjatë sulmit. Zyrtarët rusë thonë se autorët e sulmit qëlluan me armë dhe hoqën flamurin rus. Sipas dëshmitarëve rojet e ambasadës hapën zjarr dhe sprapsën përpjekjet për futje në ambasadë. Situata është tani nën kontroll.Nuk janë të qarta motivet e sulmit po zyrtarët thonë se autorët e sulmit siç duket reaguan ndaj vrasjes së një oficeri libian. Sipas burimeve, mendohet se një grua ruse ishte e përfshirë në këtë vrasje. Ky është një ndër sulmet e regjistruara kundër misioneve diplomatike në Libi.Dy vjet pas vrasjes se Moammar Gadafi gjatë revolucionit kundër tij, Libia ende nuk ëhtë një vend i rimëkëmbur. Problemi më i madh i Libisë sipas ekspertëve, qëndron në faktin që nuk ka një ushtri kombëtare, por milicë që veprojnë në rreze rajonale, kanë fuqi dhe burime lokale, ndërsa Qeveria nuk është në gjendje të marrë në dorë kontrollin e situatës.