Tragjedi në brigjet e Italisë, rreth 200 viktima në Lampedusë
Tragjedi në brigjet italiane. Një anije e mbushur me të paktën 500 klandestinë është mbytur në ishullin italian të Lampeduzës, me qindra persona që kanë përfunduar në ujë, mes të cilëve rreth 30 fëmijë dhe 3 gra shtatëzëna.Roja bregdetare italiane ka rekuperuar dhjetra kufoma, përfshirë atë të një gruaje në pritje të lindjes dhe dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë. Por bilanci ka gjasa që të rëndohet. Autoritetet dyshojnë për të paktën 200 viktima.Varka, në të cilën udhëtonin rreth 500 persona, është përmbysur kur ndodhej në një distancë të shkurtër dhe ka marrë flakë. Alarmi u dha nga ekuipazhet e dy peshkareçave që po kalonin në zonë. Deri tani janë shpëtuar rreth 150 klandestinë.Ndërkohë që rreth 250 të tjerë konsiderohen të humbur. Një mjek nga shërbimet emergjente lokale ka thënë se pasagjerët e anijes vinin nga Somalia.Lampedusa ndodhet në mes të Tunizisë dhe Sicilisë dhe është një nga hyrjet kryesore të emigrantëve në Bashkimin Evropian.Ky është i disati incident me radhë i kohëve të fundit në brigjet italiane. Të hënën 13 emigrantë vdiqën në ujërat italiane kur një anije u fundos afër Sicilisë.