Putin: Çështja e Sirisë në rrugë të drejtë

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se fuqitë botërore janë në rrugë të drejtë për të eliminuar armët kimike siriane.Putin ka shtuar se “nëse fuqitë botërore vazhdojnë të punojnë së bashku nuk do të jetë e nevojshme te përdoret forca dhe të rritet numri i të vdekurve ose të lënduarve”.Një ekip i OKB-së po qëndron në Siri me qëllim të fillimit te eliminimit të armëve kimike në këtë vend.Nderkohe Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka bërë sot thirrje qeverisë siriane që t'ju sigurojë qasje ekipeve humanitare deri te qindra mijëra civilët e bllokuar nga lufta civile në këtë vend.Qëndrimi i këshillit ka fuqi ligjore obligative, por është një shkallë më poshtë se rezoulta.OKB-ja ka parashikuar se numri i refugjatëve sirianë në vendet fqinje do të shkojë deri në tre milionë deri në fund të vitit.