Kerry: “Neglizhencë diplomatike”, mosangazhimi me Iranin për çështjen bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u shpreh i matur rreth angazhimit me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor, por tha se Irani duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të vërtetuar sinqeritetin e tij.Duke folur sot në Tokio, zoti Kerry tha se asgjë nuk do të merret duke u nisur nga paraqitja e jashtme.Irani ka shprehur dëshirën për një angazhim më të madh me Perëndimin nën drejtimin e presidentit të ri Hassan Rouhani.Shqetësimet rreth programit bërthamor të vendit mbete një çështje kryesore për vendet perendimore dhe Izraelin që thonë se Irani po punon për të prodhuar armë bërthamore.Irani ka kohë që thotë se programi i tij është paqësor dhe është goditur nga një seri sanksionesh pasi kundërshtoi të ndalte pasurimin e uraniumit.Presidenti amerikan Barack Obama tha javën e kaluar në një telefonatë historike me zotin Rouhani se beson se mund të arrihet një zgjidhje gjithpërfshirëse dhe se të dyja palët po ecin përpara.