Alfano sfidon Berlusconin, thirrje deputetëve të mbështesin qeverinë “Letta”

Një nga figurat kryesore të partisë së Berlusconit, nënkryetari dhe sekretari i Partisë Populli i Lirisë, e sfidoi hapur shefin e tij duke u bërë thirrje deputetëve që të mbështesin qeverinë italiane të Enrico Letta-s në votebesimin e së mërkurës.Angelino Alfano, një prej njerëzve më të afërt të Berlusconit, tha të martën: “Jam vendosmërisht i bindur se partia jonë si një e tërë duhet të votojë për ta besuar sërish Lettan nesër”.Deklarata e tij erdhi pas apeleve të ngjashme nga politikanë të tjerë të Popullit të Lirise, siç ishte ajo e Carlo Giovannardi, senator dhe ish-ministër, i cili tha se do të grumbullonte mbështetjen e nevojshme për kryeministrin Letta.Edhe Fabricio Cicchito, një prej deputeteve të Partisë Populli i Lirisë, tha se, “rrëzimi i qeverisë do të ishte një gabim i rëndë”.Ndërkohë zyrtari më i lartë për ekonominë në BE, Oli Rehn, i ka bërë thirrje Italisë që “t’i rikthehet stabilitetit”, duke shtuar se bëhët fjalë për të ardhmen e përbashkët evropiane.“Italia është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë dhe pasojat e asaj çka ndodh në këtë shtet nuk përfundojnë brenda kufijëve të tij”, ka thënë Komisioneri Evropian për Ekonomi Oli Rehn gjatë një prononcimi në Klubin Evropiano-Amerikan të Shtypit në Paris.“Progresi ose mungesa e progresit në Itali, të arriturat ose humbjet e saj, janë edhe të Evropës”, ka shtuar ai.Kjo krizë nisi kur Berlusconi, tre herë kryeministër i Italisë dhe një prej pronarëve të mediave në Itali, sulmoi qeverinë për rritjen e taksës së shitjes.Letta, nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, e akuzoi atë se po e përdor tezën si një alibi për problemet e tij personale. Të shtunën Berlusconi urdhëroi ministrat e tij të japin dorëheqjen nga qeveria.Ai kërcënoi se do ta rrëzonte ekzekutivin nëse dëbohet nga Senati, pas dënimit për evazion fiskal. Një komision i Senatit pritet të vendosë për dëbimin e Berlusconit këtë javë, pasi Gjykata e Lartë mbështeti dënimin e dhënë kundër tij.