NASA gjen propan në satelitin e Saturnit

Anija kozmike amerikane “Cassini” ka zbuluar sasi të vogla të propanit, një materie përbërëse e plastikës, në atmosferën e satelitit më të madh të Saturnit, Titanit.Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA thotë se kjo është shenja e parë definitive e gjetjes së një përbërësi të tillë në ndonjë planet apo satelit tjetër perveç Tokës.Propani është një molekulë e përbërë nga tre atome karboni dhe gjashtë atome oksigjeni. Kjo substancë është përbërëse e shumë materialeve plastike të përdorura gjërësisht nëpër botë.