Nënshkruhet strategjia SHBA-Kore e Jugut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nënshkruar marrëveshjen për strategjinë e re që synon zmbrapsjen e Koresë Veriore nga përdorimi eventual i armatimit atomik dhe i armatimit tjetër të shkatërrimit në masë.Marrëveshja është nënshkruar sot në Seul, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel.Nuk janë publikuar çështje specifike të kësaj marrëveshjeje.Sekretari Hagel tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të përdorur të gjitha kapacitetet ushtarake që ta ndihmojnë aleaten e saj Korenë e Jugut për t’iu kundërvënë Koresë Veriore.Zoti Hagel dhe shefi i mbrojtjes së Koresë Jugore, Lim Kwan-Hin, gjithashtu, kanë diskutuar për kërkesën e Seulit që forcat amerikane të vazhdojnë t’i komandojnë trupat amerikane dhe jugkoreane në rast të luftës me Korenë Veriore.Parashikohet që në vitin 2015 Koreja Jugore do të marr komandën e forcave të saj ushtarake.