Sekretari amerikan i shtetit, Kerry nis vizitën 6-ditore në Azi

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry fillon një turne gjashtë-ditorë në Azi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Japoninë dhe nxitjen e tregtisë së lirë mes  ekonomive të Azi-Paqësorit.Sekretari Kerry pritet të mbërrijë në Tokio të mërkurën, një ditë para se të marrë pjesë në një takim të Komisionit Konsultativ të Sigurisë SHBA-Japoni, i cili radhën e kaluar zhvilloi një takim në Uashington në vitin 2011.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel do t’i bashkohet sekretarit Kerry në bisedimet me Ministrin e Jashtëm të Japonisë Fumio Kishida dhe Ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera.Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo tha se të dy palët do të diskutojnë rishikimin marrëveshjeve dhjetëra vjeçare të sigurisë për të reflektuar ato që Japonia i sheh si sfida të reja nga aktivitetet më agresive detare të Kinës në kufirin e debatueshëm detar mes dy vendeve.Sekretari Kerry nga Tokio do të shkoj në ishullin indonezian të Balit të premten për një takim ministror të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.