Papa nis bisedimet për reformim të kishës

Tetë kardinalë nga e gjithë bota kanë nisur bisedimet me dyer të mbyllura me Papa Françeskun, për ta ndihmuar atë në reformimin e Kishës Katolike.Detyra kryesore për kardinalët është të propozojnë ndryshime në administratën e Vatikanit, e cila është goditur nga skandale të njëpasnjëshme dhe shihet si shumë burokratike.Françesku, së fundmi, u ka thënë kardinalëve të jenë më shumë pastorë sesa burokratë.Ai ka njoftuar formimin e bordit këshillues të kardinalëve një muaj pasi është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë, në mars të këtij viti.Bisedimet e tij me kardianlët, këtë javë, do të zgjasin tre ditë, por nuk pritet të prodhojnë rezultate të menjëhershme.