Sot zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani

Kutitë e votimit janë hapur në Gjermani e ndërsa Kancelarja Angela Merkel konkuron për një mandat të tretë përballë kanidatit socialdemokrat Peer Steinbrueck.  Sondazhet tregojnë se partia e Merkel mund të marrë numrin më të madh të vendeve në Parlament.Por partnerët e koalicionit, Demokratet e Lirë, duke iu referuar sondazheve, zor se do të kalojnë pragun prej 5 %, për të qenë në Parlament. Nëse do të ndodhë kjo, Merkel do të marrë në konsideratë një koalicion me rivalin e saj, Peer Steinbruk të socialdemokratëve. Megjithëse ky i fundit e ka përjashtuar një gjë të tillë.Merkel zhvilloi një miting të madh në Stralsund, ndërsa Steinbruk në Frankfurt. Duke iu drejtuar mbështetësve të saj në Hanover te premten, Merkel kërkoi vota për të vazhduar politikat e qeverisë deri në vitin 2017."Ju lutem votoni për Partinë Kristiandemokrate për të vazhduar politikat tona për ju, për fëmijët, familjet dhe miqtë. Kështu për katër vite ne do të themi se njerëzit në 2017 janë shumë më mirë se në 2013, me më shumë të punësuar; euro është më e qëndrueshme, po kështu Europa, kemi me pak borxhe. Ky është qëllimi ynë zonja dhe zoterinj dhe kërkoj mbështetjen tuaj", tha Merkel. Peer Steinbruk, që drejton Partinë Socialdemokrate në opozitë,  e cila po përpiqet t'i mohojë Merkelit, mandatin e tretë mblodhi përkrahesit në qytetin e Kaselit. Steinbruk ka shtuar sulmet kundër kundërshtares se tij, duke e akuzuar se po i mohon vendit sfida të mëdha."Ne do të vendosim, jo numri i madh i brrylave. Dhe pikërisht për këtë kërkoj besimin tuaj të dielën me 22 shtator", tha ai. Nëse demokratët e lirë të FDP-së, anëtari më i njohur i të cilëve është Ministri i Jashtëm, Guido Vestervelle nuk del mirë në këto zgjedhje, atëherë CDU e Merkel dhe simotra e saj CSU do të drejtojnë syte tek parti të tjera të  vogla, por rezultati do të jetë i brishtë.  Zgjedhjet janë më të rëndësishmet në gjithë këto vite, për vetë rolin dominues që ka Gjermania në Eurozonë.Votimi është hapur në orën 8:00 dhe do të mbyllet në orën 16:00. Zakonisht, zgjedhjet në Gjermani pasohen nga disa javë bisedimesh për krijimin e koalicioneve përpara se të marrë formë qeveria e re.