Cilat janë tatuazhet e femrave të Hollivudit
Të gjithë personazhet e famshëm pothuaj se kanë tattoo, ja kush janë tattoo e disa prej femrave më të njohura të Hollywood-it.Pamela AndersonAjo është martuar dhe është ndarë nga shumë yje rroku, duke mbajtur si kujtim mjaft tatuazhe. Ka një rreth gjembash në krahun e djathtë, një kompozim fisnor në shpinë dhe emrin "Mommy" në gishtin e dorës së majtë (të ndryshuar nga "Tommy" pas divorcit nga Tommy Lee). Eva LongoriaYlli i filmit "Shtëpiaket e dëshpëruara" ka një yll të vogël brenda kyçit të majtë, një kryq keltik në shpinën e poshtme dhe inicialet e të dashurit, Tony Parker në një vend intim, për të cilën thotë: "Nuk po e tregoj se ku i kam, vetëm se ai i sheh çdo ditë". Victoria BeckhamVictoria ka inicialet e bashkëshortit David në kyçin e dorës së majtë (ai ia ktheu nderin, duke shkruar emrin e saj në krahun e majtë). Ndërsa tatuazhi hebre që ka në shpinë do të thotë "Unë jam e të dashurit tim, i dashuri im është imi". Britney SpearsFalë stilit të veshjes me bel të shkurtër të princeshës së pop-it, shikuesit mund t'i dallojnë fare mirë dy tatuazhe në barkun e saj. Njëri është një yll dhe tjetri një simbol kinez për misterin. Prapa qafës ka dy zara, por janë të fshehura nga flokët e gjata.