Suedia nuk ia fali dhunën Chris-it

Disa protestues kanë rrëmbyer koncertin e Chris Brown në Suedi, duke e vendosur një poster të madhë në vendin ku do të mbahet eventi me fytyrën e Rihanna-s pas rrahjes nga ai.Ylli i R&B është gati për të performuar në kryeqytetin Stokholm me 19 nëntor. Por duket se Chris, 23 vjeçar nuk do të mirëpritet pasi fansat vazhdojnë të jenë të zemëruar me sulmin e tij ndaj Rihanna-s, tre vite më parë.Një grup i panjohur, kanë ngjitur një numër të posterave në Ericsson Globe duke e rikthyer në memorie edhe njëherë fytyrën e dhimbshme të Rihanna-s.Ndonëse dyshja kanë treguar se janë ende miq, madje kanë inçizuar edhe këngë bashkë, duke ngjallë shpeshherë spekulime se janë në lidhje dashurie, askush nuk është ende gati për të falur dhe harruar.Në muajin shtator, disa ngjitëse janë shfaqur në CD e tij në Londër ku shkruhej:"Kujdes. Mos e bleni këtë album. Ky njeri rrah femrat".