Assad, vëllai Maher dhe një gjeneral kontrollojnë armët kimike

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë të hënën se kontrollimi i armëve kimike në Siri është në duart e presidentit Bashar al Assad, vëllait të tij, Maher dhe një gjenerali që nuk i është thënë emri.“Armët kimike në Siri, kontrollohen në mënyrë rigoroze nga regjimi i Assadit. Është Bashar al Assad, Maher al Assad, vëllai i tij dhe një gjeneral duke u bërë kështu vetëm tre persona që e kanë në kontroll lëvizjen dhe përdorimin e armëve kimike” ka thënë Kerry gjatë një konference me gazetarët në Londër.Vëllai I presidentit sirian Bashar Al Assad, Maher është komandanti i Gardës Republikane Siriane, një division elitë i armatosur.