Irani kundër ndërhyrjes në Siri: Sulmet “të paligjshme”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2013, 17:40
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se çdo sulm i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri do të ishte jashtë kufijve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në këtë mënyrë “i paligjshëm”.Ai i ka bërë këto komente në Bagdad, në vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, që kur ka marrë detyrën muajin e kaluar.Zarif ka thënë se “vendet e civilizuara”, dekada më parë, kanë hedhur poshtë përdorimin e forcës “si një praktikë ilegale”.Qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka bërë përpjekje të mbajë qëndrim neutral ndaj konfliktit në Siri, por ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake. Irani është aleati kryesor rajonal i Damaskut.