Rusi, Navalni akuzon për manipulim të rezultatit zgjedhor
Kandidati i mbështeturnga Kremlini Sergei Sobyanin ka fituar zgjedhjet për kryetar të Moskës. Sipas zyrtarëve rusë Sobyanin siguroi 51,3 % të votave duke kaluar kështu pragun e 50 % që do ti conte të dy kandidatët në një raund të dytë.Rivali i tij kryesor, kreu i opozitës Aleksei Navalny , morri reth 27.2% .Navalni, ka shprehur dyshimet e tij se rezultati i zgjedhjeve për kreun e Moskës është falsifikuar qëllimishit. Ai tha se kishte fituar votat e mjaftueshme për të kaluar në një raund të dytë ndërsa sipas tij janë evidentuar dhe "shkelje shumë të rënda" . Por, komisioni zgjedhor i Moskës tha se nuk ka pasur shkelje të rënda dhe një balotazh nuk do të ndodhi . Me të gjitha votat e numëruara,komisioni tha se pjesëmarrja në votimin e Moskës ishte shumë e ulët 32 % . Kandidati komunist , Ivan Melnikov , doli i treti me 10.7 %.Sobyanin, dikur shefi i shtabit i Presidentit Putin, u tha mbështetësve më herët se zgjedhjevet kishte qenë transparent."Ne kemi diçka për të qenë krenarë", tha ai në një miting natën vonë në sheshin Bolotnaya. "Ne kemi organizuar zgjedhjet më të ndershme dhe të hapur në historinë e Moskës".Ndërkohë Navalny paralajmëroi të dielën vonë se nëse atij i mohoej një balotazh , ai"do të apelojë tek qytetarët për të dalë në rrugë. Autoritetet e qytetit kanë lejuar atë të mbajë një tubim të hënën në mbrëmje me deri në 2,500 mbështetës.Navalni ka qenë udhëheqësi i parë opozitar prej shumë vjetësh që doli në zgjedhje për poste të larta në Rusi. Atë e dënuan me pesë vjet burgim më 18 korrik, me akuzën e përvetësimit të parave, por u lirua të nesërmen, pas protestave.Blogeri 37 vjeçar ndihmoi në vitin 2011 organizimin e demonstratave masive kundër partisë në pushtet "Rusia e bashkuar". Ai thotë se akuzat kundër tij dhe dënimi që pasoi me burgim e kanë burimin në përpjekjet e tij për të tërhequr vëmendjen në korrupsionin e nivelit të lartë.