Lavrov:Sulmi amerikan në Siri do shkaktonte "shpërthim të terrorizmit"
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri nga SHBA-të do të shkaktonte një “shpërthim të terrorizmit” dhe do të nxiste një valë të re të refugjatëve.Ai ka folur pas takimit me ministrin e jashtëm sirian, Walid al Muallem i cili po qëndron në Moskë.Komentet janë bërë në kohën kur presidenti amerikan, Barack Obama po vazhdon presionet ndaj ligjvënësve amerikan për të siguruar autorizimin për sulm ushtarak kundër qeverisë siriane të cilën e bëjnë fajtor për sulmin kimik në luftën që po zhvillohet në Siri.Lavrov ka thënë se Rusia është duke i ndërmarrë hapat për të parandaluar atë që ai e ka quajtur “situatë e dëmshme” në Lindje të Mesme.Ai ka thënë se zgjidhja politike mbetët opsion dhe se regjimi sirian është ende i gatshëm për negociata për paqe.Muellem i ka përcjellë falenderimet personale të presidentit sirian, Bashar al Assad për homologun e tij rus, Vladimir Putin, për përkrahjen e dhënë deri më tani.