Faizi: Nuk ka luftë civile në Afganistan

Zëdhënësi i presidentit afgan, Aimal Faizi, ka hedhur poshtë komentet e bëra prej përfaqësuesit special të SHBA-ve për Afganistanin dhe Pakistanin, James Dobbins i cili ka thënë se në Afganistan po ndodhë luftë civile.Faizi, përmes një deklarate ka thënë se nëse vërtetë në Afganistan po ndodhë luftë civile kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk paskan qenë duke luftuar terrorizmin, por një luftë civile.Faizi ka shtuar se një luftë civile “nuk do ta kishte nevojën e përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan”.Ai më tej ka shtuar se Afganistani është viktimë e terrorizmit dhe se arsyeja e pranisë së SHBA-ve dhe NATO-s në këtë vend i mandatuar nga OKB është vetëm për të luftuar terrorizmim.Javën e kaluar, duke folur për Zërin e Amerikës, Dobbins ka thënë, se në Afganistan, tashmë po ndodhë luftë civile.