Assad: Jo armë kimike ndaj popullit. SHBA nuk kanë prova, të mos kërkojnë konflikt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2013, 22:45
“Nuk ka asnjë dëshmi që unë kam përdorur armë kimike kundër popullit tim, nuk kam qenë aspak unë.”Kështu është shprehur presidenti sirian, Bashar al Assad në një intervistë me CBS. Ku kjo është intervista e parë e tij në një rrjet amerikan në gati dy vjet.“Në rast të sulmit kundër Sirisë do të ketë hakmarrje, nga ata që na mbështesin”, mësohet të ketë thënë më tej presidenti i Sirisë, i cili akuzohet se ka përdorur armë kimike kundër popullit të tij.Gazetarja që intervistoi Assad tha se presidenti sirian nuk kishte konfirmuar por as mohuar se vendi i tij ka armë kimike. TV amerikan CBS ka vendosur që intervistën e plotë me presidentin sirian ta transmetojnë të hënën.