Rritet mbështetja për ndërhyrje në Siri
Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë deklaruar se është rritur mbështetja ndërkombëtare për sulmet ushtarake në Siri, që do të ndëshkonin regjimin e Bashar al-Assadit për përdorimin e armëve kimike.Duke folur në Paris, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se numri i vendeve të gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake është dyshifror.Franca ka qenë deri më tani vendi i vetëm që publikisht ka njoftuar se mund t’i bashkohet Uashingtonit në operacione ushtarake.Të shtunën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë fajësuar Qeverinë e Sirisë për sulmit kimik të 21 gushtit dhe kanë bërë thirrje për “përgjigje të qartë dhe të fuqishme”.Por, deklarata nuk mbështet në mënyrë eksplicite aksionin ushtarak.Uashingtoni thotë se sulmi kimik jashtë Damaskut ka vrarë mbi 1,400 njerëz.Çështja e Sirisë do të diskutohet si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Obama anuloi udhëtimin në Kaliforni, i caktuar për të hënën, për t’u përqendruar në shtimin e mbështetjes për të ndërmarrë “goditjen e kufizuar dhe të ngushtë”, siç e quajti shefi i Shtëpisë së Bardhe, kundër Sirisë.Sipas një sondazhi të BBC dhe ABC News, një e treta e anëtarëve të Kongresit janë të pavendosur për të mbështetur një ndërhyrje ushtarake dhe shumica e atyre që kanë mbërritur në një vendim thonë se do të votojnë kundër presidentit.