Shërbimi sekret mund të lexoj çdo material të koduar
Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA, e akuzuar për përgjime në disa shtete të botës, zotëron një teknologji të avancuar për deshifrimin e të dhënave kompjuterike.Sipas mediave në SHBA, NSA ka mundur dëshifroj edhe enkriptimet më të sigurta nëpërmjet kombinimit të superkompjuterëve.Agjentët e NSA mund të zbulojnë të dhëna bankare, sekrete të kompanive tregtare, por edhe informacione të klasifikuara.Një pjesë e kompanive tregtare ndërkombëtare, në komunikimet e brendshme përdorin kode dhe kanë sekrete që cilësohen të pa dëshifrueshme nga jashtë.Dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden dëshmojnë se NSA ka mundur të dëshifrojë çdo enkriptim. Për të realizuar këtë NSA ka bashkëpunuar me kompani të tjera teknologjie amerikane dhe të huaja.