Gara për Moskën, sondazhet: Favorit Sobyanini i përkrahur nga Kremlini

Njerëzit në kryeqytetin rus Moskë po votojnë në zgjedhjet e para për kryetar bashkie në gati një dekadë.Kryetari aktual Sergei Sobyanin, kandidati i Kremlinit, po sfidohet nga Alexei Navalny, lideri i lëvizjes së protestës kombëtare. Navalny në muajin qershor u dënua me pesë vjet burg për vjedhje të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht. Ai është ende i lirë në pritje të vendimit të gjykatës së apelit.Zgjedhjet bashkiake u hoq në vitin 2004, por rivendosën  pas protestave se kjo ishte një masë që  cënonte demokracinë. Navalny ka drejtuar një fushatë të stilit perëndimor, duke mbajtur takime joformale me votuesit jashtë stacioneve të metrosë, dhe duke përdorur postera me shkëlqim vete me familjen e tij. Sipas analistëve ai do të detyrojë  Kremlinin që  garën për Moskën ta çojë në një raund të dytë.Sobyanin u bë kryebashkiak në 2010, pas Yuri Luzhkov, i cili qeverisu qytetin për gati dy dekada, u detyrua të largohej nga zyra. Sobyanin ka pasur një profil të ulët gjatë garës, duke shmangur debatet me pesë kandidatët e tjerë.Sondazhet deri më tani kanë pasur rezultate të tilla që thonë se Sobyanini i përkrahur nga Kremlini do e sigurojë ri-zgjedhjen por jo që që në raundin e parë.