Talibanët lirojnë ligjvënësen afgane

Një ligjvënëse afgane, e rrëmbyer nga militantët tri javë më parë, është liruar në shkëmbim të të burgosurve.Një zëdhënës i talibanëve ka thënë të shtunën se lirimi i Fariba Ahmadi Kakarit është shkëmbyer me lirimin e katër femrave dhe dy fëmijëve, të afërm të zyrtarëve talibanë.Autoritetet afgane dhe të afërmit e Kakarit e kanë konfirmuar po ashtu lirimin e saj.Kakar është rrëmbyer më 13 gusht, derisa udhëtonte me makinë në lindje të provincës Ghazni.