Egjipti nis ofensivën kundër militantëve në Sinai

Ushtria e Egjiptit ka nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve të dyshuar në Gadishullin Sinai.Ushtarët në automjete të blinduara, të mbështetur nga tanke dhe helikopterë, kanë qëlluar fuqishëm strehat e militantëve, në atë që është përshkruar si operacioni më i madh në këtë zonë, në disa vite.Pjesa veriore e Sinait, që kufizohet me Izraelin dhe Rripin e Gazës, ka qenë për kohë të gjatë strehë e militantëve islamikë.Ofesniva atje vjen dy ditë pasi ministri i Brendshëm i Egjiptit, Muhammad Ibrahim, i ka shpëtuar një përpjekjeje për ta vrarë në Kajro.Agjencitë egjiptiane kanë thënë se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili ka ardhur nga grupet militante në Sinai.