Lutje dhe agjërim në gjithë botën, Papa: Dhuna nuk është zgjidhje për të vënë paqe
Miliona njerëz në të gjithë botën u lutën dhe agjëruan për paqen në Siri, Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën. Epiqendra e ditës planetare të lutjes që nisi në orën 19:00 deri në 23:00 ishte Vatikani, ku nën drejtimin e Papa Françeskut u mblodhën më shumë se 100 mijë persona.Paqja kërkon që ''vëllazëria'', që njerëzit të jenë një "familje e vetme" dhe kjo manifestohet në lidhje mirësie, të shenjuara nga një vëllazëri reale dhe jo vetëm të shpallura me fjalë'', ka thënë Papa gjatë meditimit të lutjes, duke ftuar gjithë katolikët, të krishterët, besimtarët e feve të tjera dhe njerëzit vullnetmirë.''Në çdo luftë bëjmë të rilindë Kaini.Ne të gjithë, edhe sot vijojmë këtë histori të ndeshjes mes vëllezërve, ngrëmë dorën kundër kujt është vëlla", ka shtuar Papa, duke shtuar se idhujt e pushtetit sjellin "dhunë, indiferencë, konflikt".Kemi përsosur armët tona, ndërgjegja jonë është përgjumur. Kemi bërë më të holla arsyet për të justifikuar ato dhe si të ishte diçka normale vijojmë të mbjellim shkatërrim, dhimbje, vdekje".''Duhet të marrë fund zhurma e armëve''. ''Jo përleshje, por takim''. ''Paqja pohohet vetëm me paqe, jo e ndarë nga detyrat e drejtësisë'', ka thënë Papa. ''Falje, dialog, pajtim, janë fjalët e paqes në kombin e dashur sirian, në Lindjen e Mesme, në gjithë botën", ka thënë Papa.Gjatë ceremonisë, një grup muslimanësh mes të cilëve edhe sirianë, recituan nga sheshi i Shën Pjetrit pjesë nga Kurani.