Videoja për të cilën lideri i Koresë së Veriut vrau të dashurën

Vetëm pak ditë më parë mediat ndërkombëtare zienin nga lajmi se lideri i Koresë së Veriut  Kim Jong Un ka vrarë  të dashurën e tij si dhe disa muzikantë të tjerë pasi kishin bërë një video seksi.Por sot në media është publikuar një video që tregon tre vajza që kërcejnë, por që nuk ka ndonjë ngjashmëri me një video  seksi.  Raportet nga Kina flasin se kjo video ishte  ajo që shtyu liderin komunist të Koresë së Veriut për të ekzekutuar të dashurën.  Dymbëdhjetë këngëtarë dhe kërcimtarë nga dy grupet muzikore thuhet se janë ekzekutuar më 20 gusht.Hyon Song-wol ishte një yll i muzikës pop, ka qenë e martuar më parë dhe ka qenë pikërisht Kim Jong-il, lideri i cili ndërroi jetë në dhjetor, i cili nuk lejonte të birin të takohej për plot 10 vjet me këtë grua.Hyon Song-wol ishte shumë e suksesshme në fushën e saj duke njohur majat e klasifikimeve me hite të tilla si "Excellent Horse-Like Lady", "Footsteps of Soldiers", "I Love Pyongyang".