Miley e tepron sërish

Miley Cyrus po rrokulliset dhe duket se ajo me të vërtetë nuk po mund të ndalet me sjelljet e rrezikshme.Dikur ylli shembull i Disney duket se është në një periudhë pikante dhe gjykuar nga fotografitë e saj të fundit, nuk duket se po planifikon të ndahet nga mënyra e tillë e sjelljes.Nëse deri më tani nuk keni parë mjaft, 20 vjeçarja u mundëson këtë me zhveshjen që ka bërë duke pozuar për revistën “Notion”.Ish ylli Hannah Montana mund të shihet me ngjyrë të ndezur buzëkuqi dhe në njërën nga fotografitë kafshon gishtin e saj.Në njërën nga fotografitë ajo tregon gjoksin në një fustan rrjete duke lënë pak për imagjinatën.Përveç paraqitjes në ballinën e magazinës “Notion”, ylli ka publikuar edhe disa fotografi promocionale për albumin e saj të ri “Bangerz”.Albumi i ri i saj publikohet në SHBA më 8 tetor dhe përfshinë hitin e saj “We Can't Stop” dhe këngën e saj të re “Wrecking Ball”.Pas performancës në MTV’s Video Music Awards, Cyrus është kritikuar për sjelljet e saj derisa sipas burimeve të “Radaronline” shokët e të fejuarit të saj Liam Hemsworth i kanë sugjeruar atij që të distancohet nga sjelljet e saj të cilat mund të ndikojnë negativisht në karrierën e tij.