Jeta në Tokë mund të ketë nisur në Mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 09:00
Jeta në planetin tonë mund të ketë filluar në Mars. Kjo, sipas një hulumtimi të ri që ka bërë kimisti amerikan, Steven Benner dhe që e ka prezantuar të enjten në një konferencë shkencëtarësh në Itali.



Benner ka argumentuar se mineralet që përmbajnë elementet bor dhe molibden, përbërës që mendohet se janë themelorë për ndërtimin e jetës, kanë qenë shumë më të bollshëm në planetin e kuq, 3 miliardë vjet më parë, kur ka filluar jeta në Tokë.





Sipas tij, ato mund të kenë arritur në planetin tonë nga shpërthimet e shkëmbinjve në Mars apo të vullkaneve. Teoria e Bennerit, ndonëse jo e re, ka pasur mbështetje në rritje, viteve të fundit.



