Mbledhja e kabinetit të Mërkurën, kritike për Italinë

Vendimtare për të ardhmen e qeverisë së Enriko Leta mund të rezultoi mbledhja e kabinetit qeveritar në Itali ditën e Mërkurë.E djathta e Berluskonit dhe qendra e majtë, pritet të përplasen sërish për taksën mbi vendbanimet kryesore, por beteja e vërtetë do të jepet pët të ardhmen e ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, ndërsa pritet mbledhja përfundimtare e Senatit më 9 Shtator në të cilin do të vendoset nëse do të hiqet apo jo  Berluskoni nga posti i senatorit pas dënimit të tij për mashtrim tatimor.Partia e "Il Kavaliere"  përmes kreut të grupit parlamentar në Dhomën e Ulët, Renato Bruneta , bën thirrje për heqjen e plotë të tatimeve mbi vendbanimin kryesor, ndërsa Qendra  e Majtë, megjithatë, është përgjigjur se ka prioritete të tjera dhe se nuk mundet të vihen në përdorim të gjitha burimet financiare në dispozicion vetëm për eliminimin e kësaj takse.Por shtypi italian shkruan se ajo që shkakton tensione serioze politike është e ardhmja e Silvio Berluskonit. Anëtarët e Popullit të Lirisë theksojnë se "Partia Konservatore italiane nuk mundet  të lihet pa përfaqësuesin politik që meriton, duke dëbuar liderin e tyre nga Senati." Në rast se manjati i mediave hiqet nga posti i tij poltik, ata do të japin dorëheqjen, çka do të thotë rrëzimin e qeverisë disa muajshe italiane.Ndërkohë problemi politik pritet të jetë në fokus të një takimi të mëparshëm mes  kryeministrit  Enriko Leta me Zëvendëskryeministrin dhe sekretarin e PDL, Angelina Alfano.Ndërkohë, Berluskoni të Hënën i bëri thirrje  deputetëve dhe senatorëve  të partisë së tij të ndalojnë së foluri me gazetarët "në mënyrë që mos të krijohen keqinterpretime dhe manipulime, të cilat dëmtojnë kohezionin e qendrës së diathtë"Shumica e Partisë Demokratike megjithatë, vazhdon të argumentojë se "të gjithë janë  të barabartë para ligjit" dhe se "në rastin e dënimit të Berluskonit nga Gjykata Supreme e Italisë nuk mund të bëhet asnjë dallim."Pasiguria politike në vend ka shkaktuar destabilitet në bursë, indeksi i Milanos regjistrohoi të Hënën në mesditë një rënie prej  2.4%.