Nisin xhirimet e 'Transformers 4'

Mark Wahlberg u pa më në formë se kurrë të mërkurën në sheshxhirimin e filmit 'Transformers 4', në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Aktori 42-vjeçar duket se e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen për rolin e ri në filmin e regjisorit Michael Bay. Për filmin 'Broken City' ai ra plot 75 kilogramë, peshë që e rifitoi për filmin 'Pain & Gain' duke ngrënë 12 vakte në ditë."Bëja stërvitje në mëngjes dhe haja gjithë ditën. Gjithashtu duhet të flesh shumë. Përsa i përket stërvitjes, ngrihesha në 04:30 të mëngjesit, haja mirë dhe nisja me peshat e rënda. Për një fizik të fryrë duhet vetëm ngritje peshash", deklaroi para disa kohësh Wahlberg për revistën 'Men's Health'."Haja pula, biftek, peshk, makarona… Haja me shumicë vakt pas vakti", shtoi 42-vjeçari.