Krijohet minitruri njerëzor në laborator

Shkencëtarët në Austri kanë arritur të rrisin trurin e parë njerëzor të përmasave të vogla në një laborator duke sqaruar se suksesi i tyre mund të çoi deri të kuptimi më i mirë i mënyrës se si truri zhvillohet.Zbulimi i fundit shkencor do të përdoret kryesisht për atë se çfarë e shkakton sëmundjen e skizofrenisë dhe autizmit.Shkencëtarët kanë përdorur qelizat burimore njerëzore dhe kanë krijuar mostrën në laborator që u lejon atyre të rrisin të ashtuquajturin “organoidin celebral”, apo mini trurin që përmbanë disa rajone të dallueshme të trurit.