Forbes: Madonna më e pasura e botës së spektaklit

Sipas prestigjiozes "Forbes" Madonna është personazhi i showbiz më i paguar në botë. Ish-"Material Girl" vitin e kaluar ka fituar 125 milionë dollarë, falë edhe turneut të saj më të fundit "MDNA Tour", i cili i ka siguruar 305 milionë dollarë, pa përmendur linjën e veshjeve, parfumit dhe kozmetikës.Pas saj renditet regjisori Steven Spielberg i cili ka fituar 100 milionë dollarë dhe babai i "X Factor" Simon Cowell me 95 milionë."Suksesi i Madonna, tashmë 55 vjeç, tregon fuqinë e jashtëzakonshme të karrierës muzikore", shpjegon revista Forbes.Klasifikimi i plotë:1. Madonna - 125 milionë dollarë2. Steven Spielberg - 100 milionë dollarë3. Simon Cowell - 95 milionë dollarë4. Howard Stern - 95 milionë dollarë5. E.L. James - 95 milionë dollarë6. James Patterson - 91 milionë dollarë7. Glenn Beck - 90 milionë dollarë8. Michael Bay - 82 milionë dollarë9. Jerry Bruckheimer - 80 milionë dollarë10. Lady Gaga - 80 milionë dollarë11. Tyler Perry - 78 milionë dollarë12. Tiger Woods - 78 milionë dollarë13. Oprah Winfrey - 77 milionë dollarë14. Robert Downey Jr - 75 milionë dollarë15. Dr. Phil McGraë - 72 milionë dollarë16. Roger Federer - 71 milionë dollarë17. Dick Wolf - 70 milionë dollarë18. Rush Limbaugh - 66 milionë dollarë19. Toby Keith - 65 milionë dollarë20. Mark Burnett - 63 milionë dollarë