Ekonomia e Kinës, këtë vit parashikohet rritja me 7.5%

Qeveria kineze ka thënë se rritja në ekonominë e saj që është e dyta më e madhja në botë po tregon shenja të stabilizimit pas një rënie të gjatë.Zëdhënësi kryesor i kabinetit të byrosë së statistikave, Sheng Laiyun, ka thënë të hënën se qeveria është e sigurtë se do të arrijë cakun e rritjes prej 7.5 përqind gjatë këtij viti.Ai nuk ka treguar ndonjë të dhënë të re, por ka cituar përmirësimet e treguara edhe më parë në prodhimet industriale dhe indikatorë të tjerë.Rritja ekonomike ra në 7.5 përqind në tremujorin që përfundoi në qershor pas rënieve të vazhdueshme për 10 tremujor rradhazi.