Përdhunimi në Indi, arrestohen 5 të dyshuar

Policia në Indi thotë se ka arrestuar të pesë të dyshuarit në rastin e përdhunimit grupor të një fotoreportereje në Mumbai.Autoritetet e rendit kanë arrestuar të dyshuarin e pestë të dielën në Nju Delhi, pasi katër të tjerët i kanë kapur në Mumbai.Pesë burrat dyshohet se kanë përdhunuar viktimën 22-vjeçare në një objekt të braktisur, pasi kanë rrahur dhe lidhur shoqëruesin e saj mashkull.Vajza është shtruar në spital me lëndime të shumta, por tani thuhet të jetë në situatë të qëndrueshme.Nëse dënohen, të dyshuarit mund të përballen me nga 20 vjet burgim.