Ban: Brenda pak orësh nis hetimi i "sulmit me armë kimike"

Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, ka paralajmëruar se sot do të fillojnë inspektimet përfaqësuesit e OKB-së në një zonë periferike të Damaskut ku është raportuar se forcat e qeverisë siriane kanë përdorur armë kimike."Misioni pritet të fillojë punë me misionin fakt mbledhës më 26 gusht, brenda disa orësh. Çdo orë vlen, pasi ne nuk mund të humbasim kohë më shumë”, ka thënë Ban Ki Mun në SeulAi më tej ka vazhduar duke thënë se këtë hetim ja kanë me borxh familjeve të viktimave.“Të gjithë në Siri e kanë një pjesë të obligimit për të gjetur të vërtetën. E gjithë bota duhet të jetë e shqetësuar për çfarëdo kërcënimi apo përdorimi të armëve kimike, dhe kjo është arsyeja pse e gjithë bota po shikon ka Siria”, ka thënë sekretari Ban.Ndërkaq Turqia ka deklaruar se do i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.“Ne gjithmonë e kemi vënë prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk arrihet nga Këshilli i Sigurimit, alternative të tjera…do të viheshin në agjendë”, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.“Momentalisht, 36–37 shtete janë duke i diskutuar këto alternative. Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë në këtë proces, Turqia do e zë vendin e saj në këtë koalicion”, ka thënë kryediplomati turk.Edhe ministri i jashtëm francez Laurent Fabius ka deklaruar se asnjë vendim nuk është marrë ende sa i përket nisjes së fushatës ushtarake si përgjigje ndaj përdorimit të sulmit me armë kimike në Siri, megjithatë ka thënë se ky opsion mbetet."Vendimi ende nuk është marrë. Duhet të ketë një reagim proporcional…dhe ky vendim do të merret gjatë ditëve në vijim.Të gjitha opcionet po maten. I vetmi opsion që është përjashtuar është të mos ndërmarrim asgjë”, ka thënë ai.