Zjarr në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, raportohen vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2013, 13:36
Një hotel në zonen e Shkëmbit te Kavajës në Durrës është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka nisur në kuzhinën e hotelit, për tu zhvendosur më tej në ambjentet e tjera.Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale, ndër të cilat edhe 4 automjete të pushuesve që gjendeshin të parkuara në parkingun e hotelit.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrëfikës, të cilët kane neutralizuar vatrën e zjarrit.Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.