Aksident në Indi, treni godet pelegrinët, 37 të vdekur
Të paktën 37 pelegrinë janë vrarë pasi janë goditur nga një tren ekspres gjatë kohës që po kalonin shinat në një zonë të thellë të shtetit indian Bihar.Pasagjerët, kryesisht pelegrin hindu, kishin zbritur dhe po ecinin në këmbë drejt një tempulli të zonës. Sipas policisë, ata kur mbërritën në vendgjarje janë përballur me skena të llahtarshme, aq sa dhe bilanci i vdekjeve ka qënë e vështirë të përcaktohet me saktësi për shkak se shumë trupa ishin copëtuar.Ndërkohë që pas përplasjes, një turmë njerëzish të zemëruar, rrahën për vdekje një nga makinistët e trenit që ra me shpejtësi të lartë mbi pelegrinët, ndërsa makinisti i dytë gjithshtu i rrahur dhunshëm, ndodhet në gjëndje kritike për jetën.Numri i pelegrinëve që humbën jetënderi më tani arrinë në 37, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur."Pas aksidentit turma dogji gjashtë vagonët e trenit ekspres Raja Rani dhe grabiti stacionin hekurudhor" tha shefi i hekurudhës në këtë zone.Kryeministri i Indisë, Manmoan Singh, bërri thirrje të mbahet qetësia "në mënyrë që të lehtësohet puna e forcave të shpëtimit."Rrjeti hekurudhor i Indisë shërben 18.5 milionë pasagjerë në ditë dhe konsiderohet si një prej mjeteve kryesore të transportit në vend, sidomos për distanca të gjata pasi shumica e indianëve nuk kanë mundësi ekonomike për të udhëtuar me avion.Ndërkaq siguria e rrjetit hekurrudhor është tepër zhgënjyese. Çdo vit rregjistrohen rreth 300 aksidente. Sipas një raporti zyrtar të vitit 2012, gati 15.000 humbin jetën çdo vit nga aksidentet hekurudhore.