Arrestohet kreu i Vëllazërisë Myslimane, gjatë ditës priten protesta
Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar sot herët në mëngjes, nga forcat e sigurisë së Egjiptit në kryeqytetin Kajro, raportojnë mediat shtetërore.70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.Arrestimi i tij është i fundit në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.Prokurori publik i Egjiptit dje ka paraqitur akuza të reja kundër Morsit për nxitje të dhunës.Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti iVëllazërisë Myslimane.